fbpx

Ç’ka ndodhur? Yuri Kim bën bashkë Metën, Ramën dhe Bashën, zbulohet arsyeja

yuri-kim-1.jpeg

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka bërë bashkë sot Kryeministrin Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Kryedemokratin Lulzim Basha. Me anë të një statusi në rrjetin social Twitter, Ambasadorja Kim ka postuar foto nga momentet e festës me rastin e 4 korrikut, ku të gjithë krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare janë mbledhur në rezidencën e ambasadores amerikane.

Në këtë takim nuk mund të mungonte ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili ka qenë krah politikanëve shqiptarë.

Në këtë përvjetor të 244-ët, ndryshe nga herët e tjera nuk ka pasur festa të mëdha, por një koktejl i mbajtur në rezidencë për shkak edhe të pandemisë së COVID-19.

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim falënderon Metën, Ramën, Ruçin, Bashën, Veliajn dhe të tjerë aktorë të rëndësishëm të politikës shqiptare që morën pjesë në këtë festë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303