fbpx

Çmenden mediat ruse: Po krijohet perandoria shqiptare

120854193_3645395808806035_1568174562028052817_n.jpg

Analizë nga Thanas Mustaqi

 

Më 4 tetor 2020, portali rus “PolitNavigator” boton një shkrim nga korrespodenti në Beograd, të titulluar “Dhe pa kurrfarë frike nga sanksionet: Shqipëria filloi gëlltitjen e hapur të Kosovës”
Moskën e ka shqetësuar se tepërmi mbledhja e përbashkët e qeverive të Tiranës dhe Prishtinës.
Portali ka cituar kryeministrin Edi Rama:“Ambicia jonë .. heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, – ka deklaruar Edi Rama.

Besoj se është e rëndësishme që dy ministritë e Brendshme të vendeve tona të intensifikojnë punën për të krijuar databasën e përbashkët dhe për të mundësuar kontrollin në kohë reale të hyrjeve dhe daljeve në të gjithë pikat kufitare të perimetrit të përbashkët, gjë që do të na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit, pa humbur asnjë centimetër në frontin e betejës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe kundër çdo forme abuzimi me lirinë e lëvizjes… Marrëveshja që së shpejti do të firmosim në javët e ardhshme për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella për procedurat doganore dhe kontrollin e hyrje-daljes së mallrave, faktikisht na çon në një destinacion, deri përpara disa vitesh të paimagjinueshëm, shndërrimin e Portit të Durrësit në një port “de fakto” edhe të Kosovës”.

“PolitNavigator”i u ka dhënë vend komenteve që bëjnë hamendjeve të çmendura, ku ndjehet dhe dëshpërimi pse Rusia dhe Serbia nuk mund të bëjnë dot gjë:

“Rezulton se këtu jo vetëm Turqia është kaq e guximshme, por edhe Shqipëria. Ajo heq kufirin me Kosovën. Me sa duket, këtu vetëm ne kemi frikë nga një rishikim i rezultateve dhe mbahemi si të pathyeshëm”, – komenton korrespodenti ushtarak Igor Dimitriev.

Moderatori televiziv rus Andrei Medvedev vëren se ajo që po ndodh është mishërimi i projektit të “Shqipërisë së Madhe”, i cili po zbatohet pa u lëkundur nga sanksionet e mundshme ose protestat e Perëndimit.

“Shqipëria e Madhe” është projekt që shqiptarët e lëvizin vazhdimisht përpara, ndoshta që prej dyzet vjetësh. Kjo është po të shprehemi qartë.

Në vitin 2001, gjatë luftës civile në Maqedoni, oficerët vendas maqedonas thoshin se, në fund të fundit, detyra e shqiptarëve ishte të krijonin një shtet të njësuar mbi rrënojat e Jugosllavisë.

Dhe edhe atëherë kishte harta të Shqipërisë së Madhe me Kosovën, Maqedoninë perëndimore, një pjesë të Greqisë, një pjesë të Malit të Zi, të bashkuar nën flamurin me shqiponjë të zezë. Në të njëjtën kohë, edhe konflikti midis klaneve familjare-kriminale shqiptare dhe kosovare nuk e pengoi zbatimin e vazhdueshëm të projektit. Çështje tjetër se kush do të bëhet forca kryesore në konfederatën e re. Unë, personalisht, mendoj se klanet kosovare.

Por në fakt, çfarë ka tani? Kosova tashmë është e pavarur dhe e integruar në Shqipëri. Një pjesë e Maqedonisë në thelb nuk kontrollohet nga Shkupi. Mali i Zi ndoshta do të humbasë rajonet shqiptare në dhjetë vitet e ardhshme. Më gjatë nga të gjithë mbahet Greqia.

Sidoqoftë, fakti është i qartë – edhe Shqipëria e vogël vepron vazhdimisht për interesat kombëtarë, duke mbledhur “botën shqiptare”. Dhe ajo donte të pështynte në të drejtën ndërkombëtare. Jo sepse klanet kriminale të shqiptarëve po mbajnë Evropën dhe jo sepse ka mbështetje nga Stambolli dhe Uashingtoni. Thjesht, sepse e tillë është bota e re e bukur.

Ne po hyjmë në epokën e perandorive të reja, kam shkruar për këtë kohët e fundit. Perandoritë e reja do të ndërtohen nëpërmjet sistemeve shtetërore dhe korporatave afër shteteve, siç është Kompania e Indisë Lindore (East India Company) në Britani.
Ju mund të doni apo të mos doni të shihni realitetin e ri. Por ajo vetë na shikon. Me sy të ashpër”, përmblodhi Medvedev.

Gjatë një vizite në Moskë, ministri serb i mbrojtjes Aleksandr Vulin deklaroi se NATO-ja po merret me armatosjen e terroristëve shqiptarë.

Kosova po përpiqet të ligjërojë formacionet e saj të armatosura ne status ushtrie. Trupa të kosovarë marrin pjesë për herë të parë në stërvitjet e NATO-s.

Projekti i “Shqipërisë së Madhe” i duhet SHBA-së për të pasur kontrollin mbi korridoret e transportit dhe energjisë në Ballkan, sipas përfaqësuesve të Ministrisë serbe të Punëve të Jashtme.

 

 

Real News

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303