Çmenduria e zaptimit të tokës / Vetëm në kodrën e Porto Palermos ka 2 mijë pronarë

Screenshot_16-3-600x360.jpg

Çmenduria e zaptimit të tokës vazhdon prej kohësh. Artan Lame, Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës tha këtë të mërkurë në emisionin Opinion se edhe Gjiri i Porto Palermos ka dalë me pronarë.

Sipas Lames edhe pse kjo zonë ka qenë historikisht tokë shtetërore, madje zonë ushtarake në kodrën e Porto Palermos janë rreth 2 mijë pronarë të cilët kanë parcela nga 100 metra.

Blendi Fevziu: Sa pronarë ka vetëm kjo kodër?

Artan Lame: Ma ha mendja mund të dalin 2 mijë.

Blendi Fevziu: 2 mijë pronarë vetëm në kodrën e Porto Palermos? Porto Palermo ka qenë zonë ushtarake. Si ka dalë me pronarë?

Artan Lame: Është ndarë me 7501. Kanë ndërruar bonitetin, e kanë kthyer nga shkëmb në tokë bujqësore dhe pastaj kanë filluar… Imagjino sikur secili këtu të bëjë vilën e vetë, do mbytin njëri-tjetrin.

scroll to top