TË FUNDIT

COVID-19/ Bilanci botëror: Mbi 10 milionë të infektuar, 5.5 milionë të shëruar dhe mbi 500 mijë viktima

Sipas të dhënave zyrtare nga webfaqja “worldometer”, rastet globale me koronavirus kanë tejkaluar shifrën 10 milionë (10,249,741).

Numri mbarëbotëror i vdekjeve si pasojë e virusit ka arritur në 504,490, ndërsa numri i të shëruarve në mbi 5,5 milionë.

SHBA mbetet vendi më i goditur me mbi 2,6 milionë të infektuar, ndërsa numri i të vdekurve në këtë vend është mbi 128,437.

Brazili, i cili ka numrin më të madh të rasteve me COVID-19 dhe vdekjeve në Amerikën Latine, ka numrin e dytë më të lartë të infeksioneve në gjithë botën, me 1,3 milionë raste.

Rusia, India, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar janë gjithashtu ndër vendet më të goditura në botë.

Kina, vendi ku virusi u shfaq për herë të parë, ka regjistruar 83,512 raste deri më tani, përfshirë 4,634 vdekje dhe 78,460 të shëruar.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat