fbpx

Covid-19 i merr jetën ish-deputetit socialist Marko Bello

Marko-Bello.jpg

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello, është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Ish-deputeti ishte infektuar me Covid, ndërsa kurohej në një spital në Turqi.

Marko Bello, lindi më 12 shtator të vitit 1961 dhe ishte deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Bello po ashtu  ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

 

Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303