Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar pak më parë 7 raste të reja me COVID-19 brenda 24-orëve të fundit.
Eugena Tominit ka dalë në një deklaratë për media ku thotë se në spitalin infektiv 1 dhe 2 janë gjithsej 31 pacientë të shtruar, mes të cilëve shtatë në terapi intensive. Sipas Tominit pjesa më e madhe e pacientëve aktivë po ndiqen nga mjekët e familjes.

