fbpx

COVID-19/ Trump nënshkruan paketën e katërt ekonomike prej 484 miliardë dollarësh

auto_trump1564993716-770x433.jpg

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka nënshkruar paketën e katërt ekonomike prej 484 dollarësh.

Kjo paketë iu vjen në ndihmë bizneseve të vogla dhe spitaleve të cilat janë dëmtuar më shumë për shkak të covid-19.

Brenda një periudhe dy mujore kjo është paketa e katërt e miratuar me dhjetëra milionë.

Paketa lehtësuese, u miratua me shumicë votash në Dhomën e Përfaqvsuesve ndërsa zoti Trump dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence po zhvillonin konferencën e përditshme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti tha se SHBA ndodhet “shumë pranë vaksinës që lufton koronavirusin , duke shtuar se “për fat të keq nuk jemi shumë afër testimit të saj”.

Shkencëtarët thonë se nëse kërkimet paraprake shkojnë mirë, vaksinat do të ishin të gatshme për prova klinike nga një vit në 18 muaj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303