Mjeku infeksionist Tritan Kalo me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë sot një tjetër apel ndaj qytetarëve, duke iu kërkuar të tregohen të kujdesshëm pasi COVID ende ‘gjallëron’ vrullshëm mes nesh.
“Virusi SARS-COV2 sëmundje-shkaktues dhe jetë-marës, ende “gjallon” vrullshëm mes nesh. Përkujdesi ndaj vetes mbetet domosdoshmëri” shkruan Kalo.

