Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë sot lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të specialistes së Autoritetit Shëndetësor në Tiranë si pasojë e COVID.
Lajmin e jep ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se Mimoza Toska Zoraqi ishte një zonjë e mrekullueshme dhe se lajmi i ka shkaktuar një hidhërim të papërshkrueshëm.
“Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.
Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm.
Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes.
U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!”, shkruan Manastirliu.