COVID/ “I pari që dëmtohet është…” Mjeku Pipero deklaratë të fortë: Shkakton delir, nuk po sillet si virus…

Pipero-737x450-737x433.png

Një deklaratë e fortë është ajo e bërë nga mjeku Pëllumb Pipero. Ky i fundit ka deklaruar se ka bërë të ditur se Covid-19 nuk po sillet si virus respirator dhe se ka raste që truri është i pari që goditet nga virusi, duke shkaktuar konfuzion mendor, delir, pagjumësi etj.

“Covid-19 sjell koagulimin e gjakut, shkakton koagola në të gjithë trupin, kjo mund të sjellë infarkt të trurit, zemrës, probleme të mëlçisë. Ca thonë se dëmtimet që le në veshka janë të pariparueshme. Ajo që mund të them është se Covid-19 nuk po sillet si virus respirator.

I pari dëmtohet truri, shkakton konfuzion mendor, të folurit përçart, jep pagjumësi, pra ndodh dëmtim i qelizës së trurit nga virusi. Kemi pasur tre raste pacientësh ku e kemi vërejtur një gjë të tillë, jep dëmtime të qelizave trunore. Kemi 6 apo 7 muaj me këtë virus, nuk dimë për sa kohë organet ngelen të dëmtuara prej tij, nuk dimë edhe nëse lë apo nuk lë imunitet. Duhet të kalojnë 18 deri në 24 muaj që të kemi të dhëna më të qarta”, -u shpreh Pipero.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303