fbpx

“Ç’tradhëti ju ka mbajtur të fshehur shqiptarëve Edi Rama? Ç’përmban marrëveshja për detin?”

rama5-5.png

Nënkryetari LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në rrjetin social Facebook është ndalur sërish te çështja e zgjerimit të ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje në detin Jon. Vasili shprehet se shqiptarët prisnin transparencë nga kryeministri Rama në moment të tilla, kur rreziku i shitjes së detit shqiptar është fakt.

Postimi i Vasilit në FB

Rama si pazarxhi kufijsh dhe tradhetia e tij per shitjen e Detit!

Shqiptaret ne momente te tilla kur rreziku i shitjes se detit shqiptar eshte fakt prisnin trasparence nga Kryeministri.

Duke pasur ne konsiderate se Rama eshte i deklaruar si pazarxhi kufijsh shqetesimi mbarekombetar natyrshem behet eksploziv.

Poshtersia e Kryeministrit, qe llogarine politike te vetes e vë perpara interesit te shqiptareve u shfaq hapur edhe kete here.

Bazuar mbi ligesine e injorances se qellimshme Kryeministri u paraqit pa asnje skrupull si nje avokat i shkelqyer pales greke dhe kunder interesave te Shqiperise, duke e kryer kete detyre me mire, me i motivuar por edhe me i pakujdesshem ne zellin e tij edhe se sa greket vete.

Kryeministri flet jo me larg nga dje, per nje gjoja Mareveshje per Detin, qe na qenkesh bere gati e qe ishte shume e mire por “armiku i brendshem” ja pengoi.

KM- ja thote:

“qyshse negociatat tona me palën greke po materializoheshin në një dokument konkret, bazuar mbi normat ndërkombëtare dhe të drejtën e detit.

Deformimi skandaloz që iu bë asokohe një deklarate publike të Ministrit të Jashtëm grek për “zgjerimin nga 6 në 12 milje të ujrave detare të Greqisë” dhe sulmi i orkestruar kundër marrëveshjes së re për detin”.

Shqiptaret nuk dine asgje per kete te ashtuquajtur Mareveshje te re te fshehte.

Ç’tradheti ju ka mbajtur fshehur shqiptareve Rama ?

Pse gjithmone lajmet shqiptaret i marrin nga deklaratat greke qe nga Ministri i Kashtem Kocias dikur e deri te Dendias sot?

Perse Ministri i Jashtem Edi Rama nuk udheheq grupin negociator per Marreveshjen e Detit nderkohe qe kur vjen fjala per kryesimin e OSBE shkon me vrap?

A mos Deti i Shqiperise eshte per Ramen vetem placke tregu ndersa kryesimi i OSBE instrument farse me i rendesishem?

Cfare permban Marreveshja e Re e fshehte per detin per te cilen flet Rama?

A mos ne baze te kesaj marreveshje te fshehte flet sot pala greke?

Nderkohe qe keto pyetje te renda nuk marrin pergjigje, Prof.Ksenofon Krisafi dje tha:

“Ështe alogjike dhe absurditet i padiskutueshem qe te mendosh se Greqia do ta shtrije gjeresine e ujrave territoriale nga bregu i Korfuzit ne drejtim te Sarandes ne 12 milje detare.

Së pari nuk ka hapesire te mjaftueshme per kete gjeresi. Se dyti, ne baze te nenit te lartpermendur te Konventes per te drejten e detit, kete te drejte e ka ne te njejten mase edhe Shqiperia. Sipas kesaj logjike te ketyre “specialisteve per gjithecka” nuk del llogaria, sepse greket do te duhet te dalin disa km mbi kodrat e Sarandes, kurse shqiptaret do te kapercenin diku nga mesi i territorit tokesor te ishullit te Korfuzit” – thotë profesor Krisafi.

Rama i ka tradhetuar shqiptaret dhe avokatia e tij e poshter ne mbeshtetje te deklaratave greke kontraston si nata me diten me me prononcimin profesional dhe atdhetar te Prof.Krisafit.

KM-ja si nje shites profesionist kufijsh, qe nga Shqiperia e deti ne Kosove nuk mungoi edhe kete radhe, qe tradhetine e tij ta vendoste mes poshtersise dhe injorances se qellimshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303