Eksperti i Shëndetit Publik, doktor Erion Dasho me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, një ditë më parë solli në vëmendje shembullin e Suedinë, ndërsa sot ka vendosur të ndajë me ndjekësit e tij shembullin e Zelandës së Re lidhur me mënyrën se si po përballon Covid-19, si një model që mund të ndiqet nga Shqipëria, ose institucionet shqiptare të mësojnë nga kjo praktikë.
Postimi nga Erion Dasho
Nëse Suedia është shembull ekstrem për strategjinë në dukje laissez faire, Zelanda e Re është një shembull në ekstremin tjetër: Vendi, duke përfituar edhe nga fakti i të qenit ishull, ka zgjedhur strategjinë e eliminimit të COVID dhe jo atë të kufizimit të përhapjes.
Prej datës 25 mars, kanë aplikuar lockdoën, testim dhe ndjekje te kontakteve, mbyllje e shkollave dhe bizneseve jo jetësore,fushatë tepër agresive për informimin e publikut për higjienën personale dhe distancimin fizik si dhe një përfshije totale të personelit shëndetësor.
Rezultatet janë një kurbë që flet vetë, por edhe një rast fatalitet nga më të ultët në botë 0.37%.
A ka ç’mëson Shqipëria nga Zelanda e Re?

