18.5 C
Tirana
E diel, 19 Maj, 2024

TË FUNDIT

Del trajleri / “Vera pa kthim” i Besnik Bishës rikthen në kinema Anila Bishën

spot_img

Projekti i një filmi artistik me metrazh të gjatë me skenar dhe regji nga Besnik Bisha rikthen në kinema dhe aktoren e njohur Anila Bisha. Këtë herë do të jetë protagonistja kryesore në këtë projekt filmi të regjisorit Besnik Bisha. Skenari shkruar po nga Bisha është bazuar në librin “Vera pa kthim” i autorit Besnik Mustafaj. Një histori dashurie në dy kohë pritet në këtë film, për të cilin regjisori po vendos për vendet e xhirimeve. Në romanin “Vera pa kthim”, dashuria përvijohet si sakrificë sublime, si besnikëri që shkon përtej ndarjes që sjell vdekja, këmbëngulje për t’i falur tjetrit që mungon, çdo çast të ditës tënde. Në këtë këndvështrim “Vera pa kthim” është njëherësh roman i dashurisë dhe i vetmisë së madhe. Aktorja e njohur Anila Bisha tregon se në këtë projekt vjen me rol kryesor, por e veçanta pas 20 vitesh ajo rikthehet në një bashkëpunim me bashkëshortin e saj në film. “Është bashkëpunimi im, që vjen fiks pas njëzet vitesh me Besnikun në film. Ne kemi njëzet vjet, që nuk kemi punuar bashkë në film. Nuk ka funksionuar në filmat e Besnikut pse unë jam bashkëshortja e tij duhet patjetër të marr rol. Kjo nuk ka ndodhur. Tani që erdh roli do të jem në film. Kam munguar, sepse nuk ka pasur role për mua deri tani. U shkrua ky skenar sipas romanit “Vera pa kthim” të Besnik Mustafajt dhe do të jem në rol”, pohon aktorja Anila Bisha, që këtë herë do të jetë protagoniste kryesore. Në film është një histori dashurie, e cila zgjat për 40 vjet, por me ndërprerjen e saj të gjatë. Regjisori Besnik Bisha më herët është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me sistemin e regjimit të kaluar dhe nuk ka lidhje politike. Kjo histori dashurie sipas tij është e vendosur për një kohë distance 40 vjet pritje të kurorëzimit të saj. Historia është vendosur për një kontekst siç e ka dhe romani “Vera pa kthim”, në kuptimin që fillon në Luftën e Dytë Botërore deri në vitet ’70.

Për çfarë flet filmi?

Në film është një histori dashurie, e cila zgjat për 40 vjet, por me ndërprerjen e saj të gjatë. Regjisori Besnik Bisha tregon se ky projekt filmi nuk ka asnjë lidhje me sistemin e regjimit të kaluar. “Filmi nuk ka asnjë lidhje me sistemin e asaj kohe, nuk ka lidhje politike. Kjo histori dashurie është e vendosur për një kohë distance 40 vjet pritje të kurorëzimit të saj. Historia është vendosur për një kontekst siç e ka dhe romani “Vera pa kthim”, në kuptimin që fillon në Luftën e Dytë Botërore deri në vitet ’70, por kjo nuk ka rëndësi shumë, rëndësi ka koha”, tregon mes të tjerave regjisori Besnik Bisha, i cili është një nga emrat e vlerësuar në fushën e kinematografisë shqiptare. Projekti i fundit që regjisori Besnik Bisha ka pasur në filmin artistik ka qenë ai me titull “Gjaku i shprishur” në bashkëpunim me TVSH. Më pas ka qenë filmi dokumentar “Fëmijët e diktaturës”, që u shfaq për publikun para disa muajsh. Në projektet e tij me filmat artistikë vepra të tjera mbajnë emrin e regjisorit Besnik Bisha mes tyre përmendim: Sinjali i dashurisë (1988), Njerëz në rrymë (1989), Zemra e nënës (1995), Bolero (1997), Mao Ce Dun (2007), Milenium 2014, etj. Ndërkaq që projekti i tij më i fundit këtë herë sjell një tjetër ngjarje, një tjetër histori dashurie e cila do të ketë si protagonistë dhe aktorë të njohur të kinemasë shqiptare.

Ideja dhe projekti për filmin

Aktorja Anila Bisha tregon se është njohur qysh herët me këtë vepër të autorit Besnik Mustafaj, ku në fillim ishte propozuar për një monodramë në skenë. “Më herët autori i romanit “Vepra pa kthim” Besnik Mustafaj ma ofroi për ta parë si një monodramë dhe për ta punuar. Më tha shikoje, sepse tani ke arritur dhe moshën dhe pjekurinë e duhur, sepse rreth 50-tave është personazhi im. E lexova dhe më tërhoqi shumë ideja për ta parë për film. Ndërkohë edhe Besniku vetë kishte ide për ta bërë skenar filmi. Por dhe për mua dhe aktorin Neritan Liçaj ai i kishte menduar rolet, që me shkrimin e skenarit. Në film do të jetë dhe ime bijë Rea me mua pas njëzet vitesh, që do të luajë restrospektivë kur unë kam qenë e re. Më vjen mirë që do të jemi bashkë në film. Tani na duhet të gjendet dhe një Neritan i ri në rol”, shprehet mes të tjerave aktorja Anila Bisha për këtë projekt filmik artistik me metrazh të gjatë. Në projektet me filmat artistikë vepra të tjera që mbajnë emrin e regjisorit të njohur Besnik Bisha janë dhe: Sinjali i dashurisë (1988), Njerëz në rrymë (1989), Zemra e nënës (1995), Bolero (1997), Mao Ce Dun (2007), Milenium 2014, etj. Regjisori Bisha, i cili është në fazën fillestare të punës për këtë projekt kinematografik pasi mori miratimin në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë po kërkon dhe të tjera financime nga partnerë për filmin në Maqedoni dhe Kosovë, për të pasur më pas dhe aplikimin në “Eurimages”.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat