fbpx

Delegacioni gjerman shpreson se Vetëvendosja dhe LDK do të zgjidhin problemet e Kosovës

vv-ldk.png

Delegacioni i deputetëve gjermanë nga nën-komisioni për parandalimin e krizave zhvilluan këto ditë vizita në Kosovë e Serbi. Në një intervistë për DW, kryetari i delegacionit, deputeti i Të Gjelbërve“ Ottmar von Holtz ka deklaruar se qëllimi i vizitës është përshkallëzimi i krizës mes dy vendeve.

“ Ne e dimë se tensionet këtu në Ballkan janë rritur përsëri kohët e fundit. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm të udhëtojmë këtu dhe të bisedojmë me përfaqësues dhe njerëz nga organizata, parti politike, persona vendimmarrës, si dhe me shoqërinë civile dhe të krijojmë përshtypjen se si duket situata me të vërtetë në terren dhe çfarë mund të kontribuojmë e ndihmojmë ne si politikë gjermane për të shmangur rritjen e tensionit”-deklaroi von Holtz duke shtuar se për zgjidhjen e krizës duhen përcaktuar qartë nevojat e të dy vendeve

Delegacioni gjerman ka shprehur pritshmëri të larta nga strukturat e reja politike në Kosovë.

“Shpresojmë që ka pasur disa ndryshime. Nëpërmjet kësaj gjithashtu do të mund të shmanget bllokada e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Ne duhet të përpiqemi ta ndalim këtë spirale të konfrontimit reciprok me akuza të ndërsjella. Ne gjithashtu kemi biseduar me këta ish-udhëheqës të opozitës, që tani sipas të gjitha gjasave do të mund të qeverisin. Edhe atëherë unë kisha përshtypjen – sikurse e thashë edhe më parë, se ata e kanë një ide të qartë se si mund t’i zgjidhin problemet e Kosovës, problemet e brendshme, afrimin e drejtësisë, zgjidhjen e gjyqësorit. Shpresa jonë është që përmes këtyre proceseve do të mund të shohim një ç’tensionim të situatës së përgjithshme”-deklaroi von Holtz, duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare dhe SHBA duhet të  kujdesen që të mos krijohet një vakuum që do të mund ta shfrytëzonin Rusia, Kina apo Turqia./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303