Këngëtarja e popit, Demi Lovato ka vendosur të mposhtë atë që ajo e konsideron si frikën e saj më të madhe.
Demi ka publikuar një fotografi të pamodifikuar të trupit të saj, duke guxuar të tregojë kilet e shtuara si edhe celulitin në këmbë.
27-vjeçarja tha se është lodhur duke fshehur trupin dhe shtoi se fotografitë e tjera që janë publikuar më përpara ishin të modifikuara. Ndër të tjera, Demi tregoi se po punon për një projekt të ri muzikor.
“Kjo është frika ime më e madhe. Një fotografi e imja në bikini e pamodifikuar. Dhe e dini cfarë, është CELULIT!!! Unë thjesht jam lodhur duke u turpëruar nga trupi im, duke e modifikuar (po, fotografitë e tjera janë të modifikuara dhe e urrej që e kam bërë, por është e vërteta), kështu që të tjerët mendojnë se unë jam ajo që e tregon të bukurën, po jo. Unë dua që ky kapitull i ri në jetën time të jetë për atë që unë jam, por për standardet e dikujt tjetër.
Kështu që kjo jam unë, e paturpëruar, e pafrikësuar dhe krenare që kam një trup i cili ka vuajtur shumë dhe do vazhdojë të më mahnisë pasi shpresoj që të lind fëmijë një ditë. Është ndjenjë shumë e bukur të kthehem në televizion/ film, ndërkohë që nuk e stresoj veten duke u ushtruar dhe nuk e privoj veten nga një copë kek. Kjo jam unë, E VËRTETA! Dhe unë e dua veten. Dhe ju duhet të doni veten. Tani po kthehem në studio, po punoj për një projekt të ri. Vetëm dua t’i bëj diçka të qartë të gjithëve, nuk jam e fiksuar pas pamjes time por e vlerësoj dhe kjo është më e mira që mund të bëj. Shpresoj të kem inspiruar dikë që të dojë trupin gjithashtu”,- shkruajti këngëtarja.

