Ish-deputetja e PD Albana Vokshi ka deklaruar në RTV Ora se drejtori i një shkolle në Kombinat është “zhdukur” dhe thuhet se ai është me Covid-19.
“Denoncime vinë në mënyrë të vijueshme. Denoncimi që ka ardhur para dy ditësh është shqetësues. Një drejtor i njërës prej shkollave në Kombinat thuhet se është prekur nga Covid, ndërkohë që ai ka pasur mbledhje me mësues, me prindër. Nuk flitet për të. Drejtori është “zhdukur”, nuk dihet nëse ka Covid ndërsa mësuesve nuk u është bërë tamponi. Por kjo shkollë do të presë fëmijët pas 3-4 ditësh”, ka thënë ish-deputetja.