Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar ka sjellë mjaft përplasje sot në Kuvend. Deputeti i opozitës Andi Përmeti ka kërkuar që të mbahet 1 minutë heshtje në nder të Teatrit Kombëtar, por kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka ndërhyrë menjëherë duke i kërkuar të ulej në vendin e tij.
“Zoti kryetar kam një propozim për të bërë. Propozoj një minutë heshtje në nder të Teatrit Kombëtar, pas shembjes së godinës”, tha Përmeti, ndërsa Ruçi iu përgjigj; “Ulu aty, ulu!”.

