fbpx

Deri kur në karantin? Mjeku nxjerr teorinë e re: Ja si merret koronavirusi edhe nëpërmjet…

Mjeku Skënder Murtezani, i cili prej vitesh jeton në Neë York në një lidhje ‘Skype’ me emisionin “Open” mbrëmjen e djeshme, e shikon si burimin kryesor të përhapjes me kaq shpejtësi të virusit në Shtetet e Bashkuara, “injorimin” e masave parandaluese, si dinstancimi social dhe mos vënia e maskave.

Po ashtu, ai u shpreh se ekziston mundësia që kjo epidemi të transmetohet nëpërmjet ajrit, pavarësisht se derimë tani është mohuar diccka e tillë.

“Neve na vjen keq që kjo pandemi matet me numrin e viktimave se sa me numrin e atyre, që kanë numrin e të prekurve. Nuk shohim shumë frikë, pasi shumë njerëz mund ta kalojnë pa e kuptuar sëmundjen. Na gjeti të pa përgatitur.

Ne të gjithë fuqinë dhe energjinë e studimeve shkencore nuk e kemi drejtuar si duhet. Ndoshta pas 20 vitesh ne përballemi përsëri nga virusi. Në fillim Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA solli një njoftim që njerëzit e pa infektuar të mos mbajnë maskë. Distanca sociale nuk u mbajt sa duhet. Akoma virusi trajtohet si transaksion me spërklat, ndërsa virusi mund të përhapet edhe ndaj ajrit”, u shpreh mjeku.

Sipas tij është e domosdoshme që qytetarët të mbajnë maska, dhe të kujdesen sa më shumë për higjenën e tyre.