Ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është infektuar me COVID. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një shkrimi në Facebook ku tregon se një natë më parë përjetoi dhimbje koke, kollë, dhimbje dhe skuqje të syve.
Shkrimi i Kurtit:
Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës,
Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.
Gjithë të mirat,
Albini

