2 persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, të dy të shpallur në kërkim për plagosje të lehtë me dashje dhe dhunë në familje dhe bëhet fjalë për E.Z., 41-vjeç banues në Fier dhe S.GJ.,, 36-vjeç po banues në këtë qytet.
Ndalimi I 41-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Shkallës së parë Fier me vendimin e datës 18.02.2019, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
Ndërsa 36-vjeçari u ndalua sepse ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje” pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetases I. Gj., 32 vjeçe.
Njoftimi i Policisë:
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, krahas punës për kontrollin e zbatimit të masave kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, kanë vijuar punën për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë si edhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit:
E.Z., 41 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së parë Fier me vendimin e datës 18.02.2019, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
- Gj., 36 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje” pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetases S. Gj., 32 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

