fbpx

“Diçka nuk shkon”. Dasho bën deklaratën e fortë dhe lëshon thirrjen urgjente…

dashoooo-1-3-1000x596.jpg

Eksperti i shëndetit publik Erion Dasho  me anë të një statusi në Facebook shprehet se nuk mund të ketë 15 persona në reanimacion, dhe nga ana tjetër të raportohen çdo ditë 8 apo 12 vdekje.

Dasho pyet nëse Ministria e Shëndetësisë i ka në dispozicion shtretërit e kujdesit intesiv, dhe kërkon që ti jepet fund filmimeve me krevate boshe që paraqet ERTV-ja e Ramës.

“367 të shtruar me COVID, 15 në reanimacion, 3 të intubuar, 8 vdekje (5 në moshën 65 vjeç e poshtë)!

Diçka nuk shkon! Nuk mund të kesh 15 pacientë të shtruar në reanimacion dhe të raportosh 8 vdekje si dje apo 12 vdekje si pardje.

Përvoja e botës tregon se rreth 20% e pacientëve të prekur nga COVID që shtrohen në spital, kanë nevojë për kujdes intensiv. Në Shqipëri, ky numër pacientësh duhej të ishte rreth 75 dhe jo 15!

Qytetarët nuk kanë nevojë për filma me krevate bosh apo të mbushur me patetizma! Ata presin transparencë!

A garanton ministria një numër të mjaftueshëm shtretërish të kujdesit intensiv?!”, shkruan Dasho në postimin e tij.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303