Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka shprehur falenderim të përzemërt për infermierët që ishin në vijën e parë të frontit të luftës ndaj COVID-19.
“Si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën, infermierët e palodhur të dy spitaleve COVID janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin. Kam një falenderim të përzemërt për secilin prej tyre, por edhe për çdo infermier të shërbimit shëndetësor, nga urgjenca kombëtare, në qendrat shëndetësore, poliklinikat e specialiteteve dhe spitalet nga veriu në jug, që shërbejnë me përkushtim çdo ditë të vitit. Infemierët e sistemit tonë shëndetësor!
#DitaBotëroreInfermierëve #BASHKË “, shprehet ministrja e Shëndetësisë.





