Ditë vendimtare në Britani, parlamenti do votojë sot marrëveshjen e Johnson

brexit1_20190810013613_reuters.jpg

Marrëveshja e arritur në momentin e fundit mes kryeministrit britanik, Boris Johnson, dhe liderëve të BE-së do të hidhet për votim në një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit britanik të shtunën, çka do të vendosë rrjedhën e largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

Më shumë se tre vjet pasi Mbretëria e Bashkuar votoi për t’u larguar nga BE, Johnson do të përpiqet të fitojë miratimin e parlamentit për marrëveshjen e divorcit që ai u arrit në Bruksel të enjten.

Kjo është hera e parë që parlamenti mban seancë ditën e shtunë, që nga pushtimi argjentinas i Falklands në 1982, kur qindra mijëra njerëz marshuan drejt parlamentit duke kërkuar një referendum tjetër.

Johnson e përshkroi votimin në parlament si shansin e fundit për të siguruar një Brexit të rregullt. Megjithëse ai është i detyruar me ligj të kërkojë një shtyrje të Brexit nëse marrëveshja e tij nuk aprovohet, Johnson tha që Mbretëria e Bashkuar do të largohet më 31 tetor.

Në një parlament të ndarë ku ai nuk ka shumicë dhe kundërshtarët po planifikojnë të mos e aprovojnë marrëveshjen, Johnson tani duhet të fitojë mbështetjen e 320 ligjvënësve për të kaluar marrëveshjen e tij.

Nëse ai fiton votën, Johnson do të hyjë në histori si udhëheqësi që realizoi një Brexit – për mirë ose keq – që tërheq Mbretërinë e Bashkuar shumë larg nga orbita e BE-së./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303