fbpx

Ditmir Bushati, kombëtarist apo karrierist?!

4-4.jpg

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, është vënë kohëve të fundit në qendër të vëmendjes së opinionit publik për disa arsye.

Ai ka rritur protagonizmin e tij politik këto muajt e fundit, tashmë jo si anëtar i Qeverisë, por duke artikuluar në publik kritika të ashpra në adresë të drejtuesve të Partisë Socialiste dhe në veçanti të kryeministrit Edi Rama.

Por ajo që është vënë re qartazi me këtë sjellje të z. Bushati është fakti se dalja në skenë e tij në rolin e oponentit të qeverisë përkon me humbjen e privilegjeve, fillimisht si Ministër i Jashtëm dhe më pas edhe si koordinator politik në kryeqendrën e Veriut, Shkodër.

Ai kohëve të fundit ka kërkuar edhe që të mbahet përgjegjësi për kriminelët që sipas tij janë vendosur në poste kyçe në Shkodër, por a nuk ishte z. Bushati drejtues i listës atje. Pse nuk tha asnjë fjalë Bushati kur bënte fushatën dhe ia prezantonte shkodranëve të gjithë përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

Ka ndodhur gjithashtu që pasi u shkarkua si ministër dhe e humbi pushtetin e tij, Ditmir Bushati akuzoi PS si arrogante, duke e ngarkuar me përgjegjësi për bojkotin e Kuvendit dhe djegien e mandateve nga PD-LSI.

Bushati kritikoi edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj një vendimi të Parlamentit të Holandës për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, vendim i cili, ashtu siç edhe pritej, u hodh poshtë lehtësisht nga KE.

Po çfarë fshihet pas këtij protagonizmi politik të Ditmir Bushatit? A është vërtet ky një politikan i radhitur qartë në krah të interesave kombëtare apo thjesht një individ karrierist që kur ka pushtet rri dhe shijon privilegjet e tij dhe kur nuk ka bërtet deri sa ta rimarrë.

Gjithçka ka treguar deri më tani tregon se kjo arsyeja e dytë i justifikon të gjitha veprimet e tij. Gjithnjë është njohur si një njeri që vetëm fuqia dhe madhësia e pushtetit i interesonte dhe asgjë tjetër, qoftë edhe marrëdhëniet personale në PS apo me socialistët e thjeshtë. Të gjithë po thonë që Bushati do të largohet nga PS pasi aty nuk ka më mbështetje dhe një karrierist si ai nuk mund të mbetet pa pushtet.

Sigurisht që një politikan i tillë, brenda mazhorancës, që kritikon këtë keqqeverisje aktuale, është i mirëpritur por a i ka të sinqerta kritikat kjo është çështja. I dhimbsen shqiptarët apo karrigia e tij? REAL-NEWS.TV

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303