“Ditmir Bushatit i rrezikohet jeta, të ketë frikë nga Rama”

Deputeti i Kuvendit, Lefter Maliqi, në një intervistë të dhënë në Report Tv, tha se Ditmir Bushatit i rrezikohet jeta dhe ai duhet të bëjë kujdes me qëndrimet e tij kundër kryeministrit.

“Ditmir Bushati duhet të ruhet nga ky kryeministër, Rama është i lidhur me krimin, hedh gurin dhe fsheh dorën. Bushati të ruhet, të ketë frikë për jetën. Për politikën në PS është i djegur ai sa të jetë Rama, por të ketë frikë për jetën. Mos u duket ndonjë habi se mafia kjo është. Drejtoi gishtin ai ndaj prokurorit…” tha ndër të tjera Maliqi.