“Djali dhe gruaja më vdiqën para syve, iu ra…”. I mbijetuari nga tërmeti rrëfim drithërues: Dëgjoja…

i-mbi.jpg

Turqia u godit nga një tërmet fatal ditën e premte ku ndërruan jetë dhjetëra viktima dhe u plagosën mijëra të tjerë.

Hüseyin Civelek, humbi si pasojë e tërmetit bashkëshorten e tij dhe djalin 9-vjeçar, ndërsa tregon dhe momentet e tmerrshme të asaj nate, ku mbeti gjallë së bashku me djalin e tij të madh.

“Sapo u nisëm për në korridor për të dalë kur shtëpia filloi të lëkundet edhe më shumë, muret ranë mbi ne. Ne ishim të ngujuar mes kolonave të shtëpisë, njëra prej të cilave më kishte goditur në shpinë dhe këmbë. Nuk mund të ngrihesha, nuk mund të lëvizja. Të gjithë bërtisnin.

Muri ra mbi gruan time dhe ajo u shtyp atje dhe vdiq para syve të mi. Fëmija im i madh dhe fëmija i vogël ishin ngujuar në mur. Djali im i vogël vdiq duke bërtitur. Unë nuk mund ta shpëtoja.

Ekipet e AFAD më shpëtuan 1-2 orë më vonë me djalin tim të madh. Unë i thashë: ‘Më ndihmoni, më ndihmoni!’ Unë bërtita shumë, zëra të tjerë dëgjoheshin nën beton”, ka treguar i mbijetuari.

Civelek ka treguar se banesën e ka blerë në vitin 2011, e ka rikonstruktuar dhe ende nuk kishte shlyer borxhet që kishte marrë për të.

“Unë nuk di çfarë të them. Shteti ynë nuk duhet të na lërë vetëm”, apelon më tej i mbijetuari.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303