Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në një lidhje ‘Skype’ në emisionin “ABC e Mëngjesit” ku ka deklaruar se sipërmarrja shqiptare dhe shumë familje shqiptarë janë në ditën e tyre më të zezë.
“Ka vende në rajon që kanë ecur shumë mirë duke u përqendruar të testimet dhe duke u fokusuar te pasojat ekonomike. Opozita që në fillim ka dhënë alarmin.
Ekonomia duhet të mbështetet që do të thotë që ti kthehen subvencionet e pagave. Biznesi, ekonomia është dëmtuar për shkak të masave të marra nga qeveria.
Kemi insistuar që burimet e buxhetit të shtetit të mbështesin biznesin. Rënia e konsumit do të na sjellë një dëm shumë të madh. Qeveria duhet të braktisë çdo shpenzim të panevojshëm, të heqë dorë ngaq shpenzimet e luksit”, tha Basha.

