Donald Trump gjysh për herë të 10-të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të bëhet gjysh për herë të dhjetë!

Djali i tij Eric dhe gruaja e tij Laura Trump janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Ata e konfirmuan lajmin nëpërmjet një postimi në Twitter:

“Lara dhe unë jemi të ngazëllyer për të njoftuar se do të shtohet një anëtar tjetër në familjen tonë në gusht!”, shkroi Eric duke vijuar: “Luke do të jetë një vëlla i madh!”

Donald Trump ka pesë fëmijë dhe ky do të jetë nipi ose mbesa e tij e dhjetë. /real-news.tv