Dua Lipa ka organizuar një festë surprizë për të atin e saj i cili mbushi 50 vjeç. Babai i këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa, i cili është kthyer si një ndër meshkujt më të komentuar në showbizz -it për shkak të paraqitjes së tij festoi 50 vjetorin në një festë surprizë me miq dhe të afërm të familjes Lipa.
Dua e surprizoi të atin teksa hynte në sallë më një tortë që mbante në duar, gjest i cili emocionoi babanë e saj.
Këngëtarja i ka bërë publike imazhet në llogarinë e saj në Instagram. /real-news.tv/


