TË FUNDIT

Dua lipa fton fansat ta votojnë në Brit Awards

Dua Lipa ka siguruar 4 nominime në Brit Awards 2018.

Këngëtarja është nomimuar në dy kategori. Por në secilën prej kategorive, atë të ‘British Video’ dhe ‘British Single’, konkurron me dy këngët e saj ‘IDGAF’ dhe ‘One Kiss’ në bashkëpunim me Calvin Harris.

Ylli i popit ka vënë në dukje se po konkurron me veten ndërsa u bën thirrje fansave ta votojnë.

“Po konkurroj me veten,”-shkruan ajo në një postim në Instagram.

Dua Lipa ka treguar mënyrën se si fansat e saj mund ta votojnë:

“Votimi në Brits për British Artist Video of the Year është hapur. Ju mund të më votoni mua ose neve duke postuar në Twitter hashtag-un #BRITVIDDUALIPA ose #BRITVIDCALVINDUA. Ju mund të votoni vetëm njëherë në çdo 24 orë, një hashtag  dhe për fat të keq rishpërndarja nuk llogaritet.” /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat