Vendimi i kryeministrit britanik për të pezulluar për një muaj Parlamentin ka shkaktuar zemërimin e të gjithëve. Edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka reaguar me anë të një postimi në Instagram rreth situatës politike në Britani.
Këngëtarja ka shpërndarë një fotografi ku duket kryeministri Boris Johnson dhe në pankartë shkruhet: “U prehtë në paqe demokracia britanike”. Kjo nuk është hera e parë që Dua tregon se është kundër Brexit.
Vendimi i kryeministrit britanik për të pezulluar për një muaj Parlamentin ka shkaktuar zemërimin e deputetëve dhe kundërshtarëve të një Brexit-i pa marrëveshje.

