Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini ka deklaruar se Shqipëria nuk është pjesë e asnjë studimi kundrejt vaksinimit.
“Jo Shqipëria nuk është pjesë e një testimi të tillë apo e një studimi të tillë kundrejt vaksinimit. Nuk ka marrë pjesë ndonjëherë në studime të tilla dhe nuk është pjesë e këtij studimi. Nëse në media keni evidentuar deklarata të tilla janë “fake news”, deklaroi Tomini.
Më tej, doktoresha e ISHP deklaroi se deri në këto momente në Shqipëri nuk ka asnjë person të shëruar nga Covid-19 që është riinfektuar.
“Në Shqipëri ne nuk kemi riinfektime, asnjë rast të deklaruar deri në këto momente. Pavarësisht se e njohim virusin gjatë këtyre muajve, ai ka kapriçiot e veta.Megjithatë, studime të pjesshme në botë tregojnë se mund të kemi riinfektime apo mund të kemi dhe dyjëzim të kryerje së tamponit që ka dhënë falso-negativitet. Është ende herët për të thënë nëse kemi riinfektime apo jo. Por duhet thënë që koronaviruset janë ato viruse që lenë një imunitet të pjesshëm dhe për këtë duhet parë në vijim se si do të jetë ky imunitet në vijimin e muajve”, tha doktoresha Eugena Tomini.

