Italia ka njoftuar se më 3 qershor do të hapë kufijtë për udhëtarët nga BE.
Qeveria italiane nënshkroi dekretin që lejon turistët nga BE dhe Shengen të vizitojnë vendin prej 3 qershorit.
Lejimi nuk do të përfshijë periudhë karantine, pasi Italia kërkon të joshë turistët dhe tenton rinisjen e ekonomisë së mbyllur që prej 9 marsit.
Italia është një nga vendet e goditura më rëndë nga pandemia me më shumë se 32,000 vdekje.

