E bujshme: Valentino Rossi do të tërhiqet nga MotoGP

valentinorossi211.jpg

Sipas portalit Speedweek, Valentino Rossi është gati të tërhiqet përfundimisht, duke lënë kështu një vend të lirë në ekipin Yamaha Petronas për Botërorin e vitit 2021. Në vend të tij, mbi M1 të ekipit malajzian do të hipte Andrea Dovizioso, i cili në muajt e fundit kishte njoftuar mosmarrëveshjen me Ducatit për rinovimin e kontratës së tij.

Lajmi, natyrisht, duhet të merret me rezerva. Në fakt, fjalët e fundit të Valentinos për të ardhmen e tij ishin mjaft të qarta: “Unë do të qëndroj te Yamaha me 99%”.

Është e vërtetë, Doktori nuk ka hedhur të zezën mbi të bardhë. Nënshkrimi i kontratës po vonon, por kohët e fundit shefi i Yamahas, Lin Jarvis, specifikoi është thjesht çështje burokratike:

“Nuk ka asnjë problem. Megjithatë, ka disa aspekte që duhet të merren parasysh në negociatat që po kryejmë. Yamaha e ka ekipin e saj ligjor në Japoni, Petronas në Malajzi dhe piloti në Itali. Ne duhet të bashkojmë të gjitha palët dhe situata që po përjetojmë në një shkallë globale e bën të vështirë të njerëzit të mund të takohen fizikisht.”

Mund të ndodhë që gjatë fundjavës, në Misano, Vale mund të heqë çdo dyshim. Është garë “e tij”, konteksti më i mirë për një njoftim të madh, qoftë një lamtumirë./tch

 

Real News 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303