E ka rivalin e vetëm por e trajton si aleat, ja fjalët e Veliajt për Arben Skënderin

Screenshot_6-7.jpg

Kryebashkiaku aktual, njëherazi kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj e ka shfytëzuar takimin elektoral në njësinë 9 në Tiranë edhe për të uruar kandidatin rival të tij në garë të Bindjes Demokratike, Arben Skënderi, për ardhjen në jetë të djalit të tij ditën e sotme.

‘Unë dhe kandidati im rival në garë Arbeni kemi vendosur që djemtë tanë ti rrisim në Tiranë. Kemi vendosur që pjesëmarrja është më e rëndësishme sesa bindjet tona politike, ndaj i uroj Sebastienit, djalit të sapolindur të Arbenit një jetë të gjatë dhe të lumtur me përkushtimin e prindërve që kanë për mision të cojnë përpara vendin’, tha Erion Veliaj në takimin e tij elektoral. /real-news.tv/

scroll to top