14.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

E rëndë/  Aksident i trefishtë, plagosen 6 vajza, dyshohet se….

Një aksident i trefishtë ka ndodhur gjatë mesnatës në autostradën Fushë-Krujë-Milot në vendin e njohur me emrin Luz, ku 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë lënduar 6 vajza.

Dyshohet paraprakisht se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.

Mësohet se 5 prej vajzave po udhëtonin në të njëjtën makinë dhe një tjetër në mjet tjetër, ndërsa të parat mësohet se janë nga Dibra.

Vajza tjetër është nga Lezha për të cilën mësohet se quhet Alketa Volaj 33-vjeçe drejtuese e mjetit, ndërkohë Ornela Osmani 25-vjeçe nga Dibra është drejtuesja e mjetit tjetër.

Mësohet se makina e tretë e përfshirë në aksident drejtohej nga një djalë i ri ku si pasojë e aksidentit, fatmirësish drejtuesi nuk ka pësuar dëme, përveç atyre materiale në mjet.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat