Një ngjarje e rëndë është shënuar sot. Bëhet me dije se mjeku Esat Pashaj nga Skrapari është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare pasi u infektua me COVID.
Ai kishte 9 ditë që qëndronte në terapi intensive në Tiranë, ndërsa në orët e para të së hënës humbi betejën me sëmundjen.
Mjeku ishte Anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar dhe njëherësh mbante detyrën e Nëndrejtorit të Spitalit Bashkiak Skrapar.

