Profesor Tritan Kalo, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka hedhur poshtë teorinë se COVID-19 është prodhuar nga dora e njeriut. Kalo thekson se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe këtë e thonë Shërbimet Inteligjente Amerikane.
“Për fansat e teorive konspirative të Sars-Cov2/Covid-19.…E thonë Shërbimet Inteligjente Amerikane dhe jo unë…Komuniteti i Shërbimeve të Inteligjencës së SHBA ka zbritur në përfundimin se koronavirus “nuk është prodhuar nga dora e njeriut ose i modifikuar genetikisht”…”, shkruan mes të tjerave Kalo.


