fbpx

E tmerrshme/ 9-vjeçari qëllon me armë dy bashkëmoshatarë në shkollë

shkolla-ne-kaliforni.jpg

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish Kaliforninë. Një djalë 9-vjeçar ka qëlluar me armë dy fëmijë të tjerë të së njëjtës moshë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit në ambientet e jashtme sportive të një shkolle në Kaliforni.

Autoritetet njoftuan se fëmijët kanë marrë plagë të lehta, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja që ka shokuar opinionin publik vjen vetëm një ditë pasi dy adoleshentë, 14 dhe 16 vjeçar, mbetën të vrarë nga një bashkëmoshatar i tyre.

Edhe pse policia nuk bëri asnjë lidhje mes ngjarjeve, distanca mes shkollave ku kanë ndodhur ngjarjet është vetëm 50 kilometra larg./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303