fbpx

E trishtë/ Ndahet nga jeta historiani i njohur, na preku të gjithëve

Është ndarë nga jeta ditën e djeshme historiani Dodë Prelë Progni, ndërkohë që pritet që të përcillet për në banesën e fundit gjatë ditës së sotme.

Veprimtaria e tij si studiues i historisë së kombit shtrihet në disa dekada jetë nga koha si mësues dhe më pas si historian i Muzeut të Tropojës dhe në vitet e pensionimit edhe në Tiranë.

Ai është ndër kontributorët e ngritjes së Muzeut Historik të Tropojës dhe të disa muzeve të krahinave në Malësi të Gjakovës, botimin e një libri me bashkautor për vendlindjen e tij, Nikaj-Mërturin; autor i dhjetra shkrimeve studimore në revista e buletine shkencore, në gazeta e revista, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Amerikë e Europë.