TË FUNDIT

Edi Rama jep lajmin e mirë, 9 pacientë fitojnë betejën me COVID-19

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot lajmin e mirë se 9 pacientë kanë fituar betejën me COVID-19.

“Lajm i mirë: 9 të shëruar sot”, shkruan kreu i qeverisë në një postim të orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Referuar shifrave zyrtare të bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë në buletinin ditor, në total janë konfirmuar pozitiv 277 (18 raste të reja brenda 24 orëve), 8 prej të cilëve janë fëmijë. Dje humbi jetën një 78-vjeçar nga qyteti i Durrësit i prekur me koronavirus, duke çuar numrin e viktimave në 16.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat