fbpx

Edmond Panariti sapo e njoftoi, largohet nga LSI: Nga sot do angazhohem në…

1583487953_panariti.jpg

Ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti me anë të një statusi në rrjetin social ka deklaruar pak më parë se nga dita e sotme ka vendosur të ndërpresë angazhimin e tij si pjesë e strukturave të LSI, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme.

Edmond Panariti:

Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë!

Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres  angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme .

Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë  rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje.

Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen,  ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303