fbpx

Edukatorja e kopështit, biznesmeni dhe një tjetër grua rezultojnë pozitiv me COVID, dyshohet se..

koronavirus-pacienti-karantina-infektivi-COVID19-Infektivi11-600x360.jpg

Vijojnë të rriten rastet me COVID-19 në Përmet. Sipas burimeve, bëhet me dije se 3 persona kanë rezultuar poziti ndaj testit. Bëhet fjalë për një edukatore kopështi, një biznesmen dhe një grua tjetër nga fshati Kosinë.

Biznesmeni me iniciale Xh.K, dyshohet se është prekur ditët e fundit kur ka qenë në Tiranë dhe më pas ka udhëtuar drejt familjes së tij në Përmet, ndërkohë që pas rastit pozitiv të edukatores me inicialet O.T, kopshti është mbyllur, dhe nuk dihet se cili ka qenë lajmërimi për fëmijët dhe prindërit e tij.

Rasti i gruas nga fshati Kosinë i Përmetit me iniciale E.F., dyshohet se është marrë gjatë kohës kur ajo ka qenë në plazh në Himarë.

Të tre të prekurit me koronavirus janë izoluar në ambientet e banesave të tyre.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303