“Ekonomia po tkurret me 9%”. Basha akuza të forta Ramës

basha-3.png

Kryedemokrati Lulzim Basha me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se ekonomia po tkurret me 9% dhe për këtë akuzon Kryeministrin Edi Rama.

Sipas Bashës kjo tkurrje vjen sepse “Ramavirusi zgjodhi të paguajë oligarkët” dhe se prej tij “njerëzit janë sot pa punë dhe të varfëruar”.

“Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në çdo vend tjetër, sepse RAMAVIRUSI zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë dhe jo njerëzit e bizneset. Prej RAMAVIRUSIT njerëzit janë sot pa punë, të varfëruar dhe pa asnjë mundësi të përballojnë krizën”, shkruan Basha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303