Nënshkrimi sot i marrëveshjes me SHBA, për bashkëpunimin ekonomik dhe sidomos investimi direkt amerikan për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës dhe njëkohësisht largimi i investimit kinez në teknologjinë 5 G, është një moment historik me rëndësi të jashtëzakonshme.
Është hera e parë në historikun e marrëdhënieve një shekullore, SHBA – Shqiperi , që vjen një qasje kaq e fuqishme dhe konkrete. Ky moment ka vlera të shumëfishta , edhe në kuadrin e marrëveshjeve historike Kosovë- Serbi, ku për 20 minuta Presidenti Tramp bëri atë që Evropa nuk e bëri për 20 vjet ( Akoma nuk ka liberalizuar, as lëvizjen e lirë të kosovarëve).
Këto veprime diplomatike spektakolare dëshmojnë se SHBA e ka listuar si aleat të rëndësishëm Shqipërinë edhe në 100 vitet e ardhshme.
Sot u vendos një gur i rëndësishem në rrugëtimin tonë të përbashkët!
Po të kemi parasysh se keto lëvizje ndodhin kur Presidenti Tramp ndodhet në kulmin e fushatës elektorale, këto marrëveshje konfirmojne dyfish vërtetësinë e vëmendjes strategjike të Uashingtonit ndaj çështjes dhe shteteve shqiptare në Rajonin e Ballkanit .
Këto levizje të fuqishme dekurajojne njëkohësisht edhe influencën Kineze, Ruse e Turke, të cilat janë bërë agresive këto vitet e fundit !
Dita e sotme do të mbahet mend gjatë në historikun e marrëdhënieve SHBA – Shqipëri, por edhe më gjerë në rajonin e trazuar të Ballkanit !

