fbpx

Ekzekutimi i 71-vjeçarit, dalin detaje të reja, trupi i tij mbetet në morg, familjarët nuk…

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Elbasan, ku  Lefter Zhidru, 71 vjeç, nga fshati Xarrë i Sarandës, u ekzekutua në banesën e tij, ku jetonte prej 5 vitesh, nga forcat RENEA.

Pas 5 orë përpjekjesh për ta bindur të dorëzohej, 71-vjeçari u godit me plumb në kokë nga një prej snajperave të forcave speciale. Ai ishte i armatosur me një automatik kallashnikov, ndërsa u raportua se në banesën e tij u gjendën edhe kallëpe me tritol dhe ndezës.

Gjithçka nisi me një konflikt familjar, i cili precipitoi kur 4 policë shkuan në banesën ku jetonte 71-vjeçari, por u gjendën para breshërive të plumbave. Si pasojë e të shtënave u plagosën edhe dy të rinj, kalimtarë të rastit.

Trupi i pajetë i 71-vjeçarit prej pasdites së djeshme ndodhet në morgun e qytetit, ndërsa asnjë prej familjarëve të tij nuk ka pranuar t’a tërheqë.

Policia ka ndaluar edhe bashkëshorten e 71-vjeçarit, një shtetase 41 vjeç, e cila mund të akuzohet për moskallëzim krimi. Mbi të rëndon fakti se nuk ka treguar për armët dhe municionet që iu gjetën në banesë të moshuarit.

Policia publikoi mbrëmjen e djeshme pamje nga shenjat që kishin lënë plumbat e qitur nga arma që përdorej nga Zhidru te mburojat anti-plumb të forcave RENEA.