Ekzekutimi i biznesmenit, Policia jep njoftimin, zbërthen ngjarjen e rëndë

policia-1.jpg

Policia e Himarës ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Himarë, ku është ekzekutuar me armë zjarri biznesmeni Niko Goro.

Policia njofton se rreth orës 08.55 minuta  në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë  me armë zjarri shtetasi Niko Goro, 51 vjeç.  Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor  Himarë –  Borsh e Himarë – Vlorë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.

Në vendngjarje  ka shkuar grupi hetimor  dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303