Ditën e djeshme u mësua lajmi se një emigrant i ardhur nga Greqia para disa ditësh ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19. Në këtë mënyrë 25 persona kanë bërë testet për të verifikuar nëse janë të prekur apo jo. Por sot kanë dalë përgjigjet e analizave të cilat tregojnë se fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka qenë i infektuar.
Analizat iu bënë 15 efektivëve të Policisë dhe kontrollorëve të turnit në Pikën Kufitare të Kakavijsë si dhe 4 efektivëve të NKVKSH të Gjirokastrës dhe kontakteve të tyre.
Të gjithë kanë rezultuar negativë pas testimit të kryer por testimi do të ribehet pas 5 ditëve për të qenë të sigurtë.

