Emmanuel Macron i zhgënjyer nga NATO

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka përshkruar Nato-n si “tru” të vdekur, duke theksuar atë që ai e sheh si përkushtim në rënie të aleancës transatlantike.

Intervistuar nga ‘The Economist’, ai përmendi dështimin e SHBA-ve për tu konsultuar me Nato-n përpara se të tërhiqnin forcat ushtarake nga Siria veriore.

Ai gjithashtu hodhi dyshime nëse anëtarët e Nato-s janë ende të përkushtuar për mbrojtje kolektive.

Nato feston 70 vjet nga themelimi i saj në një samit në Londër muajin tjetër.

“Ajo që ne po përjetojmë tani është vdekja e trurit të Natos,” i tha Macron gazetës me qendër në Londër.

Ai paralajmëroi anëtarët evropianë se ata nuk mund të mbështeten më te SHBA për të mbrojtur aleancën, krijuar në fillimin e Luftës së Ftohtë për të forcuar sigurinë e Evropës Perëndimore dhe të SHBA.

Neni Pesë i Kartës themeluese të Nato-s përcakton se një sulm ndaj një anëtari do të sjellë një përgjigje kolektive nga aleanca.

Por Macron u duk i pasigurt nëse ky nen është akoma i vlefshëm./real-news.tv/