Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socilaiste Taulant Balla, shkruan në Facebook se epidemiologët që bëjnë testet për COVID-19, po bëjnë të pamundurën për të kapur në kohë rastet dhe për të frenuar përhapjen e pandemisë, duke gjurmuar rastet derë më derë, pa u ankuar.
“FacebookPersonazh: Duhet një falënderim i veçantë për “kundërzbuluesit” tanë ndaj armikut në këtë Luftë: epidemiologët e palodhur që gjurmojnë rastet derë më derë, rrugicë më rrugicë, ditën dhe natën, pa u lodhur e pa u ankuar, duke bërë të pamundurën për të kapur në kohë rastet dhe për të frenuar përhapjen e pandemisë. Janë disa që flasin për testimet, testimet, testimet, por pakkush e di se çfarë pune bëhet në terren me hetimet epidemiologjik dhe ndjekja e kontakteve.
MIRËNJOHJE për ekipin e shkëlqyer të epidemiologëve nga veriu në jug, të cilët po bëjnë një punë shembullore për gjurmimin e rasteve me Covid-19 dhe izolimin e vatrave në territor”, shkruan Balla.


